Report TV -Gati amnistia për të burgosurit.Përfitojnë gratë, burrat mbi 60 vjeç dhe të miturit!
  • 4 years ago
TIRANE- Qeveria miraton draftin për amnistinë e fundvitit për gratë e burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë 1/4 ulje dënimi.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shpreson që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë, çka do të thotë se duhet miratuar në seancën plenare. Ajo tha se në fokus të kësaj amnistie kanë qenë gratë dhe kategoritë e veçanta por theksoi se personat e dënuar për krime të rënda dhe shumë të rënda, të përfshira në këto kategori nuk do të përfshihen në amnisti.
Recommended