Merkel pranon ftesën e Putinit! Për çfarë do diskutohet mes tyre

  • 4 years ago
Kremlini bëri të ditur se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar.


Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar. Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë.Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se Merkel do të diskutojë ?çështjet aktuale ndërkombëtare? me Putinin. Ato përfshijnë: Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun dhe Ukrainën.Seibert shtoi se Rusia ?është një anëtare e rëndësishme në skenën botërore? dhe se ?është e pashmangshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në botë?.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do ta shoqërojë Merkelin në Moskë, tha po ashtu Seibert.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Merkel#Putin#TopChannel

Recommended