Ora News - Të gjitha akset kombëtare të kalueshme me zinxhirë, ARRSH ka disa porosi për shoferët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prej mëngjesit të sotëm, zonat në veri dhe juglindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës. ARRSH njofton se reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim dhe të gjitha akset kombëtare rrugore janë të kalueshme me zinxhirë.

Rajoni Verior
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
- Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
- Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
- Boboshticë-Dardhë
- Korçë-Voskopojë
- Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë. Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-gjitha-akset-kombetare-te-kalueshme-me-zinxhire-arrsh-ka-disa-porosi-shoferet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended