Ora News - Reshje intensive dëbore në juglindje, Dardha e Qafë Qarri të kalueshme me zinxhirë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngricat që pasuan reshjet e dëborës të nisura pasditen e së hënës në qarqet verilindore të vendit kanë shkaktuar vështirësi në zonat malorë.

Në qarkun e Dibrës, disa fshatra rezultojnë të bllokuara, ndërsa trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm në Lurë e Kalanë e Dodës, sikurse në Trebisht e Ostren në Bulqizë.

Por të gjitha rrugët kombëtare raportohen të hapura.

Në Rrugën Korçë ?Dardhë dëbora arrin 25 cm trashësi dhe policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin vetëm me zinxhirë.

Ndërkaq policia rrugore është pozicionuar në akset problematike duke mos lejuar automjetet të lëvizin pa zinxhirë.

Patrullat janë vendosur në aksin Korçë-Dardhë ku edhe fluksi i qytetarëve është më i lartë. Po ashtu edhe aksi Korçë-Qafë e Qarrit.

Disa fshatra të qarkut juglindor vuajnë mungesën e energjisë.

Në qarkun e Shkodrës, zona turistike e Thethit është e bllokuar në Bogë.

38 mjete e 64 punëtorë janë vënë në dispozicion të rrugëve në Kukës për shkak të borës.

Trashësia e dëborës në Kukës arrin 5 cm, në Krumë 7 cm dhe në Bajram Curri 10 cm.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reshje-intesive-debore-ne-juglindje-dardha-e-qafe-qarri-te-kalueshme-me-zinxhire
Recommended