Ora News - Të gjitha rrugët e kalueshme, ARRSH: Në veri dëborë dhe erë në formë cikloni
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Moti i keq me temperatura që shkojnë disa gradë nën zero dhe erë të fortë ka përfshirë thuajse gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se pavarësisht kushteve të vështira atmosferike nuk ka probleme me qarkullimin dhe se të gjitha akset nga veriu në jug janë të kalueshme.

Temperaturat e ulëta dhe era e fortë kanë përfshirë vendin prej ditës së diel duke shkaktuar të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset janë të kalueshme pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të borës.

Në segmentin ?Kuben-Vasije? reshjet e borës kanë arritur deri në 5 cm shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht ndërsa vijon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Pa probleme qarkullimi kryhet edhe në akset e rajonit Jugor. Në disa zona si Dardhë dhe Qafa e Qarrit ka pasur erë të fortë ndërsa temperaturat kanë shkuar në -7 gradë.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar mbrëmjen e së dielës nisjen e dy trageteve të linjës Bari ? Durrës.

Dy tragetet që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.

Kompanitë e lundrimit kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-gjitha-rruget-e-kalueshme-arrsh-ne-veri-debore-dhe-eren-ne-forme-cikloni

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended