Presidenca kroate e BE/ Viti vendimtar për zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

  • 4 years ago
Me 2020-tën, nis një vit ?vendimtar? i BE në raport me Ballkanin, sepse si i tillë është paralajmëruar.


Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është optimist përsa sa i përket procesit që duhet të drejtojë. Vëmendje të madhe për rajonin premton edhe një vend i tij, Kroacia, e cila ka marrë presidencën e radhës së bllokut. Por shkaqe për optimizëm nuk ka, sepse rezistenca ndaj zgjerimit të BE është e madhe, mendon Marina Maksimovic. Komisioni Europian ka paralajmëruar se në janar do të propozojë një metodologji të re për zgjerimin. Brukseli planifikon që deri në samitin e majit në Zagreb të hartojë një plan efikas për procesin e zgjerimit. Nga ana tjetër, vendet si Franca dhe disa të tjera, hezitojnë të mbështesin pa rezerva këtë proces, për shkak të problemeve të brendshme politike.

Fillimi i këtij procesi ?efikas? vjen në periudhën kur Britania e Madhe do të largohet (në fund të janarit) nga Bashkimi Evropian dhe kur shumë gjëra janë të panjohura. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj mendohet se ndonjë afrim tepër i madh i BP me BE nuk është i mundur në këto kushte.

?Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit?, deklaroi në dhjetor për Deutsche Wellen, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ai pohon se Komisioni Europian do të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. ?Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj?, thotë Varhelyi. Plani, sipas komisionerit hungarez është që së pari, të përshpejtohen fuqishëm reformat në të gjitha vendet e rajonit, të cilat duhet të manifestohen në terren e dhe të mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët. Së dyti, sipas tij, procesi duhet të jetë më objektiv, për të hequr shqetësimet e disa vendeve. Por duke mos ndryshuar rregullat e lojës. Dhe pika e tretë e rëndësishme, sipas komisionerit hungarez, është mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, nga fondet për investime. Përfaqësuesit e institucioneve evropiane kanë bërë të ditur se në pranverë mund të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me shpjegimin se ?ky do të ishte korrigjim i gabimit historik?. Por Franca ende ka rezerva dhe pohon se procesi mund të hapet vetëm nëse më parë arrihet marrëveshje për reformën e procesit për anëtarësim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ballkani#BE#TopChannel

Recommended