Top News - Presidenca gjermane/ Prioritet zgjerimin e BE-së

  • 4 years ago
?Zgjerimi i BE mbetet prioritet i axhendës sonë dhe shpresojmë të arrijmë progres në procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë?, ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

Ai shprehu gjithashtu bindjen se dhe negocjatata e anëtarësimit me Beogradin do të avansojnë gjithashtu gjatë presidencës gjermane. Kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Gjermania nisi në 1 korrik; përgjatë gjashtë muajve në vijim, blloku përballet me sfida të mëdha sidomos kur vjen fjala tek reagimi ndaj krizës shëndetësore dhe ekonomike apo ruajtja e unitetit. ?Ne do të bëjmë gjithçka që të mundemi për të ndihmuar në kapërcimin e krizës shëndetësore dhe që të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit tonë. Duhet t'i përgjigjemi pasojave ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në të njëjtën kohë, ndryshimi i klimës dhe transformimi dixhital mbeten tema kryesore për të ardhmen e Evropës. Kriza e koronavirusit është gjithashtu një mundësi për të investuar tek ai që e quajmë ?shërimi I gjelbër?, u shpreh ambasadori. Pavarësisht të gjitha këtyre dhe faktit që pandemia COVID-19 ndikoi shumë tek përparësitë e kësaj presidence, Schieb e bëri të qartë se zgjerimi I bllokut europian, do të vazhdojë të mbetet shumë lart në axhendë.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#TopChannel

Recommended