Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina tregojnë shifrën e dhuruar për Shqipërinë

  • 4 years ago
Maqedonia ka dhuruar për Shqipërinë që javët e para pas tërmetit, 6 mln dinarë përveç ndihmës me ndihmë humanitare. Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina bëri me dije që në 3 dhjetor me vendim të Këshillit të Ministrave alokoi 100 mijë marka.

"Qeveria mori vendimin për të dërguar 42 pjesëtar të ekipeve të shpëtimit. ne i dërguam në Shqipëri për ekipet e shpëtimit. Përveç këtyre kemi dërguar edhe pajisje të tjera, ambulancë, pajisje mjekësore dhe ndihmë humanitare. 6 mln dinarë si ndihmë fillestare për Shqipërinë", tha përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut.

"Në emër të Bosnjes së Hercegovinës shprehim ngushëllimet. Shprehim simpatinë e thellë për familjen. Ministria e Sigurisë kontaktoi shërbimet përkatëse duke shprehur gatishmërinë tonë në ekipet e kërkim shpëtimit. Gjithashtu populli i Bosnje- Hercegovinës, në 3 dhjetor alokoi 100 mijë marka për ndihmë Shqipërisë. Kur ne përjetuam përmbytjet Shqipëria na ndihmoi", tha ambasadorja e Bosnje- Hercegovinës.

Recommended