Report TV - Mogherini zbulon 'sponsorët' e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE
  • 5 years ago
Kush i mbështet kaq fuqimisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian? Kësaj pyetje në konferencën për shtyp pas publikimit të progres-raportit për këto dy shtete, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini u përgjigj duke dhënë dy argumente. Sipas saj janë vetë vendet e Ballkanit (anëtare ose jo në BE) që mbështesin integrimin e vendeve që kanë bërë progres si Shqipëria dhe Maqedonia. Së dyti, janë vetë popujt e këtyre vendeve që e duan BE-në, shifra që sipas Mogherinit, nuk i gjen më në radhët e qytetarëve shtetet e të cilëve janë anëtare. Mogherini tha se ky potencial dhe kjo dëshirë për standarde i nevojitet tashmë Bashkimit Evropian.

"Ajo që kam parë 5 vitet e fundit është bashkimi i mrekullueshëm i rajonit dhe shoh që sponsorët më të mirë për procesin e integrimit, janë vetë fqinjët në rajon. Unë shoh që vendet e Ballkanit, janë ato që e mbështesin më shumë procesin, që krijojnë mjedisin e favorshëm që japin mbështetje, dhe kjo është dëshmi që procesi është i rëndësishëm për BE-në. Mbështetje e fortë dhe e thellë e popullsisë për këtë proces. Ka përqindje të mëdha për mbështetjen ndaj BE dhe të ardhmen në Be duke përfshirë këtu edhe përmbushjen e kushteve. Ka disa shifra që po t'i kërkojmë në ndonjë shtet anëtarë të Be-së nuk ekzistojnë më, BE ka nevojë për këtë inkurajim për këtë shtysë dhe dëshirë për standarde", - tha Mogherini.
Recommended