Vrasja në Korçë/ Viktimën tentuan ta digjnin, ndalohet bashkëfshatari 18-vjeçar
  • 4 years ago
Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet si autor i vrasjes së djeshme në fshatin Mborje, ku një 48-vjeçar humbi jetën.


Kështu ra në pranga Devis Hoti, 18 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?.

Sa i takon vrasjes së djeshme, viktima F.D, u gjet i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale ?Vrasja me dashje?.

Ndërkohë vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në trupin e të ndjerit u gjendën plagë djegieje, nga ku vihet re që pasi tentuan ta digjnin, viktima u masakrua me thikë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Vrasje#TopChannel
Recommended