Detaje nga vrasja në Laprakë, identifikohet autori 19 vjeçar, policia kontroll në banesë
  • 5 years ago
TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë (Lexo këtu). Report Tv mëson se Erion Benga është konfliktuar me autorin i identifikuar dhe shpallur në kërkim tashmë nga policia i cili është një 19-vjeçar nga Puka, pasi dyshohet se ky i fundit kishte ngacmuar të miturën. Identiteti i autorit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Dje Erion Benga në shoqërinë e dy vajzave, mes tyre edhe viktima, kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku "Gintash" kur kanë hasur edhe dy të rinj të tjerë me të cilët ishte në konflikt, një prej të cilëve autori.

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga e dashura e tij dhe mendohet se autori i ka ndjekur nga pas. Benga dhe Griselda Gjikolaj kanë ecur në drejtim të një rrugice të errët për te automjeti i tij i parkuar disa metra larg lokalit. Sapo kanë hipur në një automjet tip "Benz E Class" me targa AA266MS dhe kanë nisur të lëvizin, ata kanë parë autorin. 19-vjeçari nga Puka ka qëlluar menjëherë me armë zjarri në drejtim të shoferit Benga. Por, siç duket edhe nga pamjet e sigururuara nga Report Tv (Lexo këtu), plumbi ka shkuar në xhamin e pasëm të automjetit dhe ka kapur në kokë Griselda Gjikolajn.
Recommended