Ora News - Kalim të paligjshëm kufiri kundrejt 3000 eurove, 2 në pranga, procedohet polici

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

Ata akuzohen për veprat penale të ?Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike?, dhe ?Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm?.

Punonjësi i policisë dhe personat e tjerë të dyshuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin dhe kryenin trafikim, nëpërmjet Pikës së Kalimit Porti Durrës.

Arrestimet erdhën pas hetimit për një periudhë 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Të arrestuarit

- B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës. Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kalim-te-paligjshem-kufiri-kundrejt-3000-eurove-2-ne-pranga-procedohet-polici

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp