Ora News - “Dvorani”, Avokatja Popullit pyetet për 2 orë në Prokurori

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, në lidhje me konfliktin mes Presidentit dhe kreut të KED për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ballanca ka dhënë shpjegime të detajuara para prokurorit Alket Mersini lidhur me raportin e Avokatit të Popullit që fajëson kreun e KED për procedurat e ndjekura. Ndërkohë, Ardian Dvorani është përfshirë në replika me zëdhënësin e presidentit, duke mohuar që të ketë thënë ndonjëherë se KED do të bllokohet.

Për rreth 2 orë Avokatja e Popullit është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që ka dijeni për listën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pas Presidentit të Republikës dhe kreut të KED, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është marrë në pyetje nga prokurori Alket Mersini si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi Avokati i Popullit, në bazë të ligjit duhet të jetë vëzhgues i punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/edhe-avokatja-e-popullit-ne-prokurori-ballanca-pyetet-ceshtjen-dvorani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended