Ora News - Basha nuk shkon në gjykatë, Bardhi: "Merret 24 orë me hallet e popullit"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t?i dhënë mundësi prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kreu i PD u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar, Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat. Por nuk mendojnë kështu dy avokatët të cilën shpjeguan se Basha është në shërbim 24 orë të njerëzve përkundër Ballës që është në shërbim të hallit të tij

Taulant Balla: : "Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.

Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër.

Gazment Bardhi: "Jemi në një gjykim të thirrur nga viktima Taulant Balla për një hall të tij personal. Sigurisht që Basha përfaqësohej prej avokatëve të tij për shkak se është 24 orë në 24 në shërbim të halleve dhe problemeve të njerëzve ndërsa Balla siç e shikoni shëtit për hallet e veta nga një derë gjykate në një derë prokurorie, do ta shikoni shumë shpejt edhe në gjykata e prokurori të tjera. Sot ishte një seancë e thjeshtë pajtimi ku ne shrehëm qëndrimin tonë, që i qëndrojmë të gjitha deklaratave dhe se nuk kemi asgjë për tu pajtuar me viktimën. Viktima Taulant Balla do të duhet të pajtohet në rradhë të parë me veten e tij. Basha është në proces nëpërmjet avokatëve të tij. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në gjykatë ndërsa Basha nuk ka asnjë hall në këtë proces dhe është tërësisht i përfaqësuar.

Balla: Basha do denohet, Flasin avokatet e Bashes

Balla u shpreh i bindur se Basha do të dënohet dhe paratë e dënimit do të shkojnë për bamirësi.

Balla: Në fund të këtij procesi penal për shpifje, sipas nenit 120 ku Basha jam i sigurt që do të dënohet. Do të kemi edhe një proces tjetër civil për dëmin e shkaktuar. Në përfundim të procesit penal dhe së bashku do të shkojmë në një prej qendrave të fëmijëve jetimë për t'ia dhuruar.

Edhe avokati i Ballës tha se Basha duhet të provojë pretendimet e tij.

Avokati i Ballës: Lulzim Basha ka shpifur kur ka akuzuar Tauland Ballën se ka lidhje me paratë që u kapën në Durrës. Lulzim Basha duhet të provojë pretendimet e tij.

Ndërkohë avokatët thonë se Ba...

Recommended