Ora News - Avokatja e Popullit adreson shqetësime për procesin e vetingut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke folur në konferencën, "Efektet e reformës në Sistemin e Drejtësisë", e organizuar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë dhe e mbështetetur nga Fondacioni "Konrad Adenauer", Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, adresoi disa shqetësime për procesin e vetingut.

Ballanca, tha se Komsioni i Pavarur i Kualifikimit në disa raste kryen hetim të thelluar dhe në disa raste jo.

Erinda Ballanca: "A do të duhet ky Komision të ketë kritere të përcaktuara pse për Erindën vlerëson vetëm një kriter ndërsa për Helgën tre kritere? Për efekt të transparencës duhet të verifikohen këto kritere"

Në të njëjtën tryezë, ish ministri i Drejtësisë, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, tha se në organet e vettingut, ka njerëz që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokatja-e-popullit-adreson-shqetesime-procesin-e-vetingut

Recommended