RTV Ora – Ruçi thumbon opozitën: Partizanët dhanë jetën për “mandatin” e popullit
  • 5 years ago
#rtvora
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu referua gjatë Luftës Nacional Çlirimtare për të komentuar të tashmen politike që po kalon vendi.

Mesazhin e kishte ndërtuar mbi bazë anti tezash se cdo të thotë te jesh anti fashisht dhe europian.

Por thumbimi që shkoi direkt për opozitën ishte i qartë për braktisjen e mandateve.

"Të jesh antifashisht dhe Europian do të thotë ti përkushtohesh dhe ti nënshtrohesh verdiktit të protestuesve dhe të mos braktisësh pozicionin ku të ka vendosur vota e popullit."

Ruçi theksoi se Partizanët dhanë jetën në emër të ?mandatit? të popullit

"Ata ranë në emër të ?mandatit? që i kishin caktuar vetes, si partizanë e çlirimtarë. Revokova këto episode për të kuptuar sa jetik është për demokracinë e Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërrues është braktisja e mandateve të popullit.Ky është mësimi që vjen nga shqiptarët antifashistë dhe demokratë të vërtetë të çdo kohe.?

Ruçi ishte në përkujtim të 75 vjetorit të betejës së Kalasë së Margëlliçit, e konsideruar një nga episodet e lavdishme të luftës partizane kundër forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ruci-thumbon-opoziten-partizanet-dhane-jeten-mandatin-e-popullit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended