Videot e Metës, Dvorani 3 orë në Prokurori: Hetimi s'bëhet në media as në televizion

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për rreth tre orë kreu i KED Ardian Dvorani ka dhënë sqarime në prokurori në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Pas daljes nga akuza Dvorani theksoi se pret një hetim të drejtë dhe jo gjykim mediatik. Sipas ligjit nëse prokuroria do të nisë procedim penal, funksioni i kreut të KED do të ngrijë.

Me një zarf në dorë ku tha se kishte kallëzimin e presidentit Ilir Meta, kreu i KED Ardian Dvorani është përgjigjur thirrjes së prokurorisë për tu pyetur në lidhje me kallëzimin që ka bërë nda tij kreu i shtetit.

Është pyetur për rreth tre orë nga prokurori i çështjes Alket Mersini. Pas daljes nga akuza kreu i KED tha se ishte i hapur për hetimin e nisur, i cili sipas tij duhet të kryhet nga ky institucion dhe jo në media.

Ardian Dvorani: Hetimi nuk zhvillohet në media as televizione po në godinë, aty kam thënë të gjitha. Unë mendoj se institucionet, funksionaret nuk është e mira që ti shtrojnë çështjet ligjore dhe problematikat me produkte artistike, me filma serialë, me metrazh të shkurtër apo të gjatë. Për cilësinë e tyre nuk më takon mua të them. Por çështjet ligjore institucionale institucionet i shtrojnë në rrugë ligjore pranë organeve kompetente. Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon prokurorisë të vendosë çfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pas-metes-prokuroria-therret-edhe-ardian-dvoranin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended