Ora News - S'e kthyen në detyrë, ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon të drejtën në Strasburg

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur shtetin shqiptar në Strasburg, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra. Palë e paditur janë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe Parlamenti Shqiptar.

Fullani ka kërkuar kthimin në detyrën e guvernatorit me pretendimin se shkarkimi i tij është bërë në shkelje të nenit 8 të konventës së të drejtave të njeriut.

Ish-guvernatori, i cili ka marrë 50 milionë lekë dëmshpërblim, pasi u shpall i pafajshëm nga gjykata shqiptare, kërkon një dëmshpërblim të ri në Strasburg për dëmin moral që i është shkaktuar pas largimit nga detyra. Fullani u largua nga detyra e guvernatorit pas vjedhjes së 700 milionë lekëve nga dega e thesarit të bankës së Shqipërisë në Tiranë.

Më 18 shtator 2014 parlamenti e shkarkoi nga detyra e Guvernatorit dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

Më 23 dhjetor 2015 u rrëzuan akuzat ndaj tij dhe më 12 korrik 2017 Gjykata e Lartë e quajti të paligjshëm largimin e tij nga detyra dhe vendosi që Banka e Shqipërisë t?i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e detyrës së tij në zyrë, nëntor 2018.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/se-kthyen-ne-detyre-ish-guvernatori-ardian-fullani-kerkon-te-drejten-ne-strasburg

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended