Ardian Fullani me detyrë të re, caktohet anëtar i Bordit Këshillues të Bankës në Mal të Zi

  • 5 years ago
#oranews #ardianfullani

Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të jetë pjesë e Bankës Qendrore në Mal të zi, si një prej 11 anëtarëve të Bordit Këshillues. Kjo lëvizje ka sjellë reagime në shtypin e Malit të Zi, duke marrë në konsideratë edhe akuzat me të cilat AI u përball gjatë vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë. I pyetur nga Mediat, Guvernatori i Malit të Zi nuk e komentoi këtë rast.

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është emëruar anëtar i Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Mediat vendase e kanë publikuar këtë lajm, teksa krijimi i kësaj strukture është miratuar në shtator të vitit të kaluar.

Bordi ka 11 anëtarë, njëri prej të cilëve është edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

E përditshme malazeze ?Vejesti?, teksa publikon këtë lajm, evidenton edhe faktin që Fullani ka qenë i akuzuar në Shqipëri.

?Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë?, thuhet në artikull.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ardian-fullani-me-detyre-te-re-caktohet-anetar-i-bordit-keshillues-te-bankes-ne-mal-te-zi

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended