Grevë në Francë, kundër reformës se pensioneve

  • 5 years ago
Franca është përfshirë nga greva dhe protesta masive kundër reformave në pensione, të planifikuara nga presidenti Emmanuel Macron.


Transporti pritet të goditet më së keqi: fluturimet dhe udhëtimet me trena dhe autobusë do të anulohen, ndërsa pjesa më e madhe sistemit të metrosë në Paris do të ndërpritet.

Stafi i shkollave dhe spitaleve do të marrë po ashtu pjesë në protestë.
Macron planifikon një sistem ?universal? të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.

Sindikatat ankohen se reforma e tillë do të kërkojë nga miliona punëtorë që të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të zvogëluara. Qeveria franceze tha se afro 250 demonstrata priten në të gjithë vendin dhe paralajmëroi se disa mund të shndërrohen në të dhunshme.
Rreth 6,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërkohë janë dislokuar vetëm në Paris.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH