Report TV -Mediu zbulon detaje nga Komisioni i Reformës: Ndërkombëtarët kundër listave të mbyllura

  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në tryezën e sotme të Reformës Zgjedhore, teksa zbuloi një nga propozimet që ka mbërritur nga ndërkombëtarët mbi ndryshimin e sistemit.

"Unë jam për ndryshim sistemi. Opozita ka vetëm një rrugë dhe rruga e vetme ëhshtë që t'i bëj shqiptarët që duhet ndërtohet një shtet, nuk kemi parlament kushtetues, prandaj dhe sistemi politik duhet ndryshuar, prandaj dhe karriera politike duhet frymëzuar nga konkurrim, jo nga zgjedhjet preferenciale se kush i bën më mirë temena të parit të partisë. Ka pasur një diskutim në tryezën e Reformës Zgjedhore, ka dhe një ndërgjegjësim nga ndërkombëtarët që listat e mbyllura është një problem në Shqipëri, dhe kanë propozuar idenë e një sistemi danez, ku një pjesë zgjidhen me propocional kombëtar dhe pjesa tjetër propocional zonal, duke bërë që qytetarët të zgjedhin ato duhet që shkojnë në kuvend. Sot kUvendi nuk është nga përzgjedhja e qytetarëve", tha Mediu.

Recommended