Ora News - Meta nga Durrësi: Nxjerrja e çdo qytetari nga gërmadhat, prioriteti kryesor
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Presidenti, Ilir Meta, tha se prioriteti kryesor i strukturave shtetërore mbetet nxjerrja e çdo qytetari nga rrënojat e tërmetit të tmerrshëm, qofshin këta të gjallë apo të vdekur.
Duke folur nga Durrësi ku ndoqi operacionin për shpëtimin e të riut nga Tirana, Klajdi Qato, Meta tha se vëmendja është edhe për të gjithë të plagosurit që po marrin ndihmë në spitale, por edhe për qindra qytetarë të tjerë që po e kalojnë natën jashtë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre.
Meta: Jemi në momente mjaft dramatike të kësaj fatkeqësie natyrore të jashtëzakonshme që ka goditur vendin tonë. Kërkon angazhim të palodhur sepse ende ka njerëz nën rrënoja që kërkojnë ndihmë si rasti këtu ku po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme nga forcat tona dhe ekipi i specializuar grek.
Është një punë që po bëhet edhe në Kënetë dhe Thumanë dhe do të vazhdojë dhe në orët që vijnë për të shpëtuar çdo jetë dhe për të nxjerrë çdo shqiptar nga rrënojat e këtij tërmeti të tmerrshëm.
Vëmendja tjetër është dhe për ata të plagosur dhe banorë që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve që mund të përbëjnë rrezik. Të gjithë së bashku do të minimizojmë këto dëme.Kërkimet do të vazhdojnë, kanë mbërritur ekipe nga Greqia që po bëjnë një punë tepër profesionale.
Po vijnë sërish të tjera nga Greqia, gjithashtu ekipe nga Italia dhe vende të tjera. Puna do të vazhdojë pa u ndalur. Ky është prioriteti i parë. Besoj se edhe Shtabet e Emergjencave po punojnë për të përballuar dhe detyrimet e tjera.

Për më shumë lexoni në:

Ndiqni raportimet live për tërmetin këtu: https://youtu.be/9lL5gtvhA3c
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended