Ora News - Çfarë paralajmëron Klevis Balliu Sonte në darkë do ta shihni...
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka paralajmëruar se sonte në darkë do bëjnë publike se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri.

"Sipas këtyre që këta i quajnë zbatues, hajdutë pronash. Sot në darkë do të shihni se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Sot do ti shikoni...do t'jua tregoj unë", tha Balliu.

Nga prokuroria e Tiranës, avokati i tij, Genc Gjokutaj tha se për Balliun nuk do ketë dënim, pasi nuk ka prova.

"Nuk ka prova dhe nuk ka për të pasur dënim, e sigurt. Dërgimi në gjyq bëhet kur është faza finale tek Astirit. Po caktojnë data gjyqesh. Kjo është një formë presioni. Nuk mund të marrësh të pandehur një grup të tërë, kur ata janë në të drejtën e tyre. Kjo përplasje e policisë ka qenë e evitueshme. Ky merak do të shuhet shumë shpejt", u shpreh Gjokutaj.

Ndërsa tha se do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve të unazës, Balliu tha se në gjyq nuk e po e çon ligji, por Edi Rama.

"Këto filmat e tyre as në trembin asnjëgjë. Këto tregojnë që janë në përpëlitjet e fundit. Nuk dinë ç'bëjnë, nuk dinë kë sulmojnë, nuk dinë kë dhunojnë. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë, fëmijë nga policia. Është hedhur gaz lotsjellës brenda banesës vetëm e vetëm për të shembur shtëpitë.

Këtu nuk po na çon ligji, këtu çon Edi Rama. Ky shkon bën dialog për të kapur Kajmakun me familjarët e Kajmakut. Kajmaku një kriminel ordiner që e futi vetë atje dhe i kërkon policisë të bëjë dialog me familjarët. Për kajmakun bën dialog. Vuiçiç që përdhunoi në regjimin e Milloshevicit ky shkoi të bëjë dialog. Me banorët e Unazës nuk bën dialog. Urrejtja ndaj banorëve nuk është ndaj shtëpive, por sepse e zhveshën lakuriq për atë që është një hajdut. Kjo është ajo çfarë po ndodh realisht. Ne do të vazhdojmë me banorët", tha Balliu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/cfare-paralajmeron-klevis-balliu-sonte-ne-darke-do-ta-shihni

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended