Ora News - Letra e 10 ish ministrave të jashtëm: Çelja e negociatave e domosdoshme
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

10 ministra ish ministra të jashtëm të BE dhe të rajonit përmes një letre te hapur kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar pas refuzimit të hapjes së negociatave me shqipërinë dhe maqedoninë e veriut.
Madje ata paralajmërojnë se kundërshtimi për nisjen e bisedimeve minon autoritetin dhe besueshmërinë e BE-së. Ministrat shprehen se BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta duke vepruar në mënyrë strategjike. Ish ministrat nënvizojnë se hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së.

Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Letra është botuar sot në Frankfurter Allgemeine Zeitung, Euractiv dhe ne disa media te rajonit

LETËR E HAPUR

Vatrat e trazuara dhe tensionet përreth Bashkimit Evropian vazhdojnë: Siria, Iraku, Libia, Ukraina, Mesdheu Lindor. Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike. Ne nuk duhet të lejojmë që ai të zgjerohet. Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Evropën Juglindore lidhen drejtpërdrejt me konsolidimin e projektit evropian dhe përfundimin e ribashkimit të kontinentit tonë me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces që nisi 30 vjet më parë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/letra-e-10-ish-ministrave-te-jashtem-celja-e-negociatave-e-domosdoshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended