Ora News - Elbasan: Shpërthim në ish- metalurgjik, 3 të plagosur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Minuta paniku u krijuan në zonën e ish metalurgjikut në Elbasan, ku pati rrjedhje në një firmë gazi. Tre punëtorë mbetën të plagosur, ndërsa ndërhyrja në kohë shmangu rrezikun e një shpërthimi që mund të kishte pasoja të renda në zonë!

Një rrjedhje gazi në ambientet e një firme private krijoi panik në zonën e ish Metalurgjikut, ndërsa rrezikoi të prodhonte një tragjedi!

Ngjarja ndodhi pranë subjektit ?Alba gas? ku për pasojë mbeten të dëmtuar tre punonjës.

Ngjarja vuri në alarm policinë e forcat zjarrfikese që falë ndërhyrjes në kohë arritën të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ata kanë arritur të bëjnë në kohë mbylljen e rrjedhjes së gazit, që duke parandaluar mundësinë e një shpërthimi të mundshëm.

Të plagosur mbetën si babë e bir, Osman dhe Eduard Bendaj 69 e 42-vjeç dhe Qemal Mullahu 61-vjeç.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku pas ndihmës mjekësore u tha se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para janë për një defekt teknik në sistemin e punës së kompanisë, por do të jetë një grup ekspertësh i ngritur posaçërisht për hetimin e rastit që do të thotë fjalën e fundit.

Pasi rreziku i shpërthimit u shmang, inspektoriatet nisën verifikimet pranë ambienteve të firmës private.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/elbasan-shperthim-ne-metalurgjik-flitet-per-7-te-plagosur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended