Ora News - Aksident në Elbasan e Lezhë, 5 të plagosur jashtë rrezikut për jetën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy aksidente rrugore u shënuan brenda pak orësh në akset kombëtare. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima por vetëm të lënduar.

Në Elbasan aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit shmangu një këmbësor dhe u përplas me anësoren e rrugës.

Raportohet se të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në Lezhë aksidenti u shënua në superstradën Lezhë-Milot në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Nga përplasja ë tyre kanë mbetur të plagosur tre të rinj të cilët janë dërguar menjëherë për në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksident-ne-elbasan-makina-del-nga-rruga-dhe-plagosen-2-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended