Statistikat e kulturës/ Ulet numri i spektatorëve në teatër, shtohen në muze dhe parqet arkeologjike

  • 5 years ago
Sipas INSTAT numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e tretë të 2019 është 61, duke pësuar një rënie prej 11,6 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Ndërsa në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, janë organizuar 11 premiera, një premierë më shumë, në krahasim me vitin e shkuar. Kjo matje ju referohet institucioneve si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, dhe Cirku Kombëtar.


Për shkak të mungesës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, pjesëmarrja mesatare e spektatorëve për shfaqje, në të gjithë institucionet kulturore, gjatë tremujorit të tretë të 2019 ka pësuar një rënie në masën 48,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

E thënë më thjeshtë pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2019 është 206 spektatorë për shfaqje, nga 401 spektatorë të rezultuar në tremujorin e tretë 2018.

Referuar gjithmonë të njëjtës periudhe, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 30 të tilla, 14 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Sa i përket trashëgimisë kulturore, numri vizitorëve në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në ka shënuar një rritje me 8,9 %.

Numri i vizitorëve po ashtu është dyfishuar në Bibliotekën Kombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 6 premiera, një më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended