Ulet çmimi i biletave për vizitat në sitet arkeologjike - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër nismë është marrë për te mbështetur turizmin lokal, nga Ministria e Turizmit dhe ajo e Kulturës, në një kohë kur pandemia ka goditur fort thuajse çdo sektor. Nga parku arkeologjik i Apolonisë, Ministrja e kulturës Elva Margarita dhe ai i mjedisit Blendi Klosi, prezantuan planin me te ri, atë te uljes se çmimit te biletave ne sitet arkeologjike për te nxitur turizmin kulturor.?
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
Dhe ne si Ministri Kulture kemi dalë me një paketë të re ofertash, që vihen në vijim edhe të bisedave të bëra me të gjithë së bashku, turoperatorët edhe për t?ju gjendur më afër ju sepse mendojmë se ky është momenti kyç, momenti më i duhur që t?ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që ky vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm lokal e ndoshta do të kemi më pak turistë të huaj, megjithatë dhe në momentin që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t?i përgjigjemi me shërbime të reja në sitetet tona.
Ashtu siç e dini edhe në Berat kemi filluar tashmë me paketat e kombinuara të biletave me audio grilën, por mbi të gjitha kemi ardhur me një ndihmë të madhe ekomomike, që është ajo që na është kërkuar dhe nga agjencitë me çmime pothuaj simbolike për sa I përket muzeve dhe parqeve arkeologjike.?Veç kësaj nisme për te mbështetur turizmin dhe per te tërhequr vizitorë, Ministri Klosi foli serish për higjienën ne plazhe dhe masat qe duhet te respektohen.?
BLENDI KLOSI
MINISTER I MJEDISIT DHE TURIZMIT
Të jetë një biznes i vështirë në vitin 2020, por në qoftë se ne ia dalim që të ofrojnë rregulla në plazh, të garantojmë higjienë, të garantojmë mbrojtje nga pandemia mund t?ja dalim që përsëri të krijojmë një sezon të pranueshëm edhe në 2020, paçka se është vetëm një sezon mbijetese dhe për të gjitha këto besoj nën drejtim dhe të prefektit ne do të kemi dhe takime të tjera që do ta menaxhojmë ashtu siç duhet sistemin e garantimit të një sezoni turistik të pastër.?Ministrat kane zhvilluar takime dhe me operatoret turistik ne fier ndërsa kane diskutuar për menaxhimin e vijës bregdetare, qe tashme do te ketë më shumë hapësirë për publikun dhe më pak për hotelet private.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended