Zv/ambasadori i OSBE në Teatër: Jam tifoz i kulturës shqiptare, shfaqja tepër prekëse
  • 5 years ago
TIRANE-Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton ka qenë mbremjen e sotme i pranishëm në Teatrin Kombëtar, për të ndjekur shfaqjen. ?Kanuni i gruas? vënë në skenë nga regjisorja Arlinda Morina. Në fund të performancës ai ka folur për mediet lidhur me mesazhin e kësaj loje të fortë skenike. Sipas tij ende sot, ka shumë për të bërë për të forcuar pozicionin e femrës në shoqëri. Në fund Wilton shprehu edhe përkrahjen e tij ndaj kulturës shqiptare dhe objekteve klasike të Tiranës.  

??Kanuni i femrave? ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesante, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave përsa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontroverse dhe prekëse. Madje edhe sot, në botën tonë moderne jemi duke u ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje?, ka thënë ai. 

Diplomati u shpreh se shfaqje kaq të forta i kishte hasur rrallë në teatrot shqiptare.  ?Shfaqje shumë e thjeshtë, klasike. Pa ngarkesa në skenografi dhe fustanet e thjeshta, ngjyrat po ashtu. Këta elementë shumë të thjeshtë kanë krijuar diçka esenciale dhe shumë të fortë. Secili nga ne duhet të reflektojë rreth performancave të tilla, rolin e gruas në vetvete, për mënyrën se si shoqëria jonë trajton gratë?.
Recommended