Report Tv-Lezhë/ Ulet numri i lindjeve, shtohen nënat e reja nën moshën 18 vjeç

  • 6 years ago
Në maternitetin e Lezhës numri i lindjeve ka rënë ndjeshem gjatë viteve të fundit.Të dhënat janë bërë publike nga Përgjegjësja e Maternitetit, Luljeta Delishi, sipas të cilës gjatë 2018 kemi patur afërsisht 900 lindje dhe duke e krahasuar me një vit më parë numri është më i ulet.

Numri i lindjeve sa vjen edhe ulet, krahasuar me 18 vite më parë. Në krahasim me vitin e kaluar jemi në të njëjtat shifra. Kemi 900 lindje, njësoj si vitin e kaluar.

Luljeta Delishi, Përgjegjëse e Maternitetit Lezhë
Sipas Delishit janë shtuar rastet e lindjeve nën moshën 18 vjeç dhe kryesisht janë vajza të zonave rurale si dhe të komunitetit rom. Materniteti i Lezhës ju shërben 3 rretheve të këtij qarku, ndërsa rënia e numrit të lindjeve lidhet me largimin e popullsisë jashtë vendit, por edhe drejtë qyteteve të mëdha. Ndërsa si shkak kryesor mbetet gjendja ekonomike në të cilën ndodhet ky qark.

Recommended