Irlandë, shqiptarët në krye të listës për azilkërkues

  • 5 years ago
Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Vëmendjen tek ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.


Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantet nga të dy keto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme. Mediat vendas shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.

?Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t?i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t?i kthejnë pas?-u shpreh kryeministri.

Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do ti tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai. Sipas të dhënave të Eurostat-it, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended