Wake Up/ Njihuni me Geri Ҫupin, shqiptarin e listës së të rinjve më të suksesshëm të "Forbes"
  • 4 years ago
Geri ?upi pak javë më parë është klasifikuar në listën e "Forbes" si një ndër 30 të rinjtë e suksesshëm në Evropë nën moshën 30 vje?. Edhe pse është vetëm 27 vje?, ai është Drejtor Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë MonoChain e cila është një platformë blockchain që fuqizon markat dhe shitësit me pakicë për të ndërtuar e tyre në treg. MonoChain është e fokusuar kryesisht tek "Fashion for Good Plug and Pay" duke bashkëpunuar me kompani të famshme ndërkombëtare. Që prej fillimit të vitit 2018, kompania me qendër në Londër, filloi një partneritet me "Oracle" (koorporatë e teknologjisë së kompjuterave) dhe hapi zyra në Sh.B.A dhe në Kosovë po ashtu. Geri është me origjinë nga Shqipëria dhe në moshën 16 vje? ka shkuar në Angli me bursë në një kolegj në Oxford. Më pas ka studiuar për shkencë në University of Bath, një ndër 6 më të mirët në Angli sipas "Guardian". Më herët ai ka realizuar edhe dy start-up, "Jook" dhe "Social DNA" të cilat ia ka shitur kompanisë Levi's. Aktualisht është pedagog në universitetin e Bath dhe të Edinburgut. Ne do të lidhemi tani në skype me Gerin që të mësojmë më shumë për rrugëtimin e tij në fushën e biznesit, edhe pse është akoma në një moshë të re.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended