Të pasurit dhe të varfrit e listës së “zezë”, Stërkaj, Ndraxhi dhe Suli pa detyrime financiarë

  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i Partisë Demokratike listoi 17 emra të mazhorancës për lidhje me botën e krimit. Por në formularët e deklarimit të pasurive vetëm një pjesë e tyre kanë deklaruar të ardhura të larta, ndërsa të tjerë të zhytur në kredi për apartamente dhe automjete.

Deputetet Paulin Sterkaj, Ilir Ndraxhi dhe kryebashkiaku i ri i Kamzes Rakip Suli janë të vetmit që nuk kanë asnjë detyrim bankar për të shlyer apo ndaj peronave fizik. Interesat bankare, pasuritë e patundshme, pagat dhe qiratë kanë çuar në portofolin e deputetit socialist të Malsisë së Madhe Paulin Sterkaj 214 000 euro vetëm për vitin 2018. Nuk mbetet pas as deputeti i Shijakut, i përfolur në dosjen 339 për lidhje me Avdlylaj. Ilir Ndraxhi gjatë viti të shkuar ka mbledhur 130 mijë euro nga shitja e aksioneve në 2 shoqëri private, paga si deputet si dhe dividenti në një nga shoqëritë aksionere. Nga të ardhurat e larta, Ndraxhi nuk ka patur nevojë që të ngatërrohet me bankat për të mbyllur nevojat e tij.

Edhe kryebashkiaku i Kamzes, Rakip Suli e ka nisur detyrën e re pa borxhe, pasi gjatë 2018 ka qenë një vit pozitiv për sa i përket të ardhurave. Nga 46 mijë euro në portofolin e tij i është dashur të shpenzojë 9 mijë euro për shkollimin jashtë vendit te vajzës. 54 euro i duhet të mbyllë nga overdrafti që edhe socialisti Xhemal Qefalia të shlyeje detyrimet bankare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-pasurit-dhe-te-varfrit-e-listes-se-zeze-sterkaj-ndraxhi-dhe-suli-pa-detyrime-financiare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended