RTV Ora - Banushi: Dyshoj që gjyqtarë dhe prokurorë janë pjesë e listës “non grata” të SHBA-ve
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gazetarja Keti Banushi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora foli për nxjerrjen e emrave të zyrtarëve që janë shpallur ?non grata? nga Ambasada Amerikane dhe nuk u jepet viza.

Banushi tha se dyshon që pjesë e listës së Ambasadës Amerikane për shpalljen ?non grata? mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë.

Gazetarja: Ambasada Amerikane ka paralajmëruar zgjerimin e listës së zyrtarëve, të cilëve do t'ju anulohen vizat amerikane përfshirë edhe personazhe publike. Çfarë pritet të ndodhë në vijim?

Keti Banushi: Të paktën 3 personazhet publike që kanë dalë sot, nuk është një lajm i ri është thënë edhe më herët, ish-prokurori i përgjithshëm dhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit janë duke u hetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe dosjet e tyre do t'i kalojnë padyshim SPAK-ut, sepse kanë vepra që i kalojnë këtij institucione.

Ndërsa në lidhje me zyrtarë të tjerë dyshoj se mund të ketë gjyqtarë dhe prokurorë. Në veting disa herë kanë dalë edhe raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun dhe një nga pikat ka qenë edhe refuzimi i vizës amerikane për shkak të informacioneve që ata kanë pasur. Por edhe zyrtarë të tjerë që dyshohet se kanë kryer shpërdorim detyre ose korrupsion.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banushi-dyshoj-qe-gjyqtare-dhe-prokurore-jane-pjese-e-listes-non-grata-te-shba-ve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended