Ora News - Bilanci dy vjeçar i vettingut, rreth 83 gjyqtarë dhe prokurorë jashtë sistemit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
220 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vettingut nga fillimi i këtij procesi më 1 shkurt 2018 deri në dhjetor të këtij viti.

Komisioni i Pavarur Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 94 subjekte ndërsa ka shkarkuar nga detyra 83 të tjerë, për 1 subjekt është vendosur pezullimi për një vit nga detyra, ndërsa për 16 subjekte ka përfunduar procesi i vlerësimit pa një vendim përfundimtar.

Numri i të shkarkuarve nga sistemi ka pësuar rritje ndërsa pritet që në sitën e vettingut të kalojnë afërsisht 800 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmesa ligjor në të tri shkallët ë gjyqësorit.

Deri tani shkak për shkarkimin nga KPK janë bërë pasuritë e pajustifikuara të magjistratëve, ndërsa në pak raste komisioneret e vettingut u kanë vënë në pah gjyqtarëve dhe prokurorëve anën profesionale apo dhënie te vendimeve të padrejta.

Por kjo është vetëm filtrimi i parë pasi ne 90 % të rasteve te vendimeve të konfirmuara nga shkalla e parë, Komisioneri Publik ka ushtruar të drejtën e ankimit duke hequr nga sistemi edhe emra të tille si Besnik Muçi, se fundmi i dekretuar nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, anëtari i KLP-së Gentian Osmani si dhe gjyqtare dhe prokurorë të tjerë që kanë kaluar me sukses shkallën e parë por janë rrezuar në KPA .

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bilanci-dy-vjecar-u-vettingut-rreth-83-gjyqtare-dhe-prokurore-jashte-sistemit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended