Ora News - "Rrjeta" e vettingut, Ngjela flet për mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për avokatin Spartak Ngjela, shkarkimi i komisionerit publik Heral Saraçi dhe thirrja e gjyqtarit të Kushtetueses janë rezultatet e para të reformës në drejtësi.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se janë mbi 100 gjyqtarë e prokurorë për të cilët ka dyshime që nuk kanë kaluar vettingun.

Ngjela: Filloi procesi, do të thërriten shumë. Atë që thërriten do të thotë se nuk e kanë kaluar, flasim profesionalisht. Kanë të drejtën e dëgjimit.Për ata që krijojnë dyshimi dhe komisioni ka dyshime i thërret.Pa dëgjuar nuk mund të ndëshkohet dikush. Marrin vendim këta për ta shkarkuar.

Pyetje: Do të jenë shumë gjyqtarë?

Ngjela: Po, ata kanë marrë rreth 100 e ca. Nuk është i saktë por janë mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është një betejë e madhe jo për gjykatën por për Shqipërinë. Këta janë varrmihësit e zhvillimit shqiptar.Gjyqtarët që janë të korruptuar, edhe prokurorët.

I pyetur nëse kriteret janë më të ashpra se ç'duhet për vettingun, Ngjela thotë:

Ngjela: Ato i kanë bërë të huajt dhe nuk i kanë bërë në funksion të inatit por drejtësisë. Asnjë fluks politik shqiptar nuk mund ta bënte për shumë arsye. Në ballë të gjyqtarëve do të fillojë vettingu për politikanët, do ligj të veçantë.Zyrtarët e lartë ja kanë kërkuar Ramës në Amerikë, nuk ka diskutim që do ta bëjnë. Shqipëria ecën drejt një betejë por nuk ka forca të brendshme. Ata që janë zgjedhur, 90% e tyre janë njerëz korrekt.Shenja e parë ishte eleminimi i komisionerit para disa ditësh dhe e dyta thirrja për gjyqtarët e dyshuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrjeta-e-vettingu-ngjela-flet-mbi-100-gjyqtare-dhe-prokurore

Recommended