Ora News - Kush është mafiozi italian i Comorras që në Shqipëri u bë biznesmen

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ky është Ferdinando Muollo, 56 vjeçari italian që rezulton i dënuar si pjesë e klaneve të Comorra dhe porositës i një vrasjeje në vendin fqinj, ndërsa në Shqipëri kishte marrë leje qëndrimi dhe madje kishte hapur biznese.

Ai ka jetuar i qetë në Durrës dhe ka hapur tre shoqëri tregtare duke sfiduar edhe autoritetet në maskën e një dentisti, deri kur prokuroria e Napolit u ka kërkuar agjensive shqiptare të gjejnë ish-kamorristin.

Muollo ka qenë nën hetim për 18 muaj, kohë gjatë të cilës policia dhe prokuroria e Durrësit thonë se kanë identifikuar atë, dhe pronat e tij të dyshuara se janë përfituar me veprimtari kriminale.

Më 29 tetor, Gjykata e Durrësit ka miratuar vënien nën sekuestro preventive të pasurive që në total përllogariten në përllogaritet 750 000 euro.

PASURITË E SEKUESTRUARA

5 apartamente në Durrës

13 garazhe në Durrës

1 automjet 40 000 Euro

10 000 euro llogari bankare

Ish-mafiozi italian, sipas hetimit ka filluar investimet në Shqipëri në vitin 2012 me një shoqëri me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare në Tiranë, ku ka pasur 50 % të aksioneve.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku ka 45 % të kuotave.

Dhe në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave.

Ferdinando Muollo pritet të ekstradohet më tej drejt Italisë për të vuajtur dënimin prej 8 vitesh burg.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kush-eshte-mafiozi-italian-i-comorras-qe-ne-shqiperi-u-be-biznesmen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended