Ora News - Kush është shqiptari që ka në dorë fatin e qeverisë malazeze
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Një shqiptar duket se do të ketë në dorë të përcaktojë fatin e Malit të Zi për katër vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes URA.

Ai është shprehur se nuk do të bëjë koalicion për krijimin e qeverisë së re me Gjukanoviç, e megjithatë nuk përjashtohet një lëvizje surprizë e tij në minutat e fundit.

Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh kandidat për deputet në koalicionin Lista Shqiptare, Genci Nimanbegu, në një intervistë për Rtv Ora thotë se koalicioni opozitar shihet si rrezik potencial për shqiptarët, pasi subjekti më i madh fitues nuk njeh Kosovën, ndërsa edhe koalicioni i dytë opozitar është proserb.

Nimanbegu: Absolutisht po. Në subjektin më të fortë opozitar që ka marrë 1/3 e votës së elektoratit në Kuvendin e Malit të Zi nuk pranohet Kosova, në koalicioninn e dytë opozitar që ka 13% të votave edhe ata janë pro serbe. Një parti promalazeze që udhëheqet nga Dritan Abazoviç do të jetë çelësi i pushtetit.Por këto debate do të jenë në tapet qoftë në Kuvend qoftë në qeverinë e ardhshme. Pozitive është që pas zgjedhjeve subjektet politike kanë pranuar rezultatin dhe kanë bërë thirrje për qetësi dhe pse ka informata që ka pasur ndonjë incident të vogël. Pritet të shihet kush do të bëjë shumicën.

I pyetur nëse ka komunikim me të, ai u shpreh:

Nimanbegu: Kam komunikim të drejtëpëdrejtë me të. Atij duhet së pari ti urohet rezultati.Ka katër deputetë dhe do të jenë vendimtarë për qeverisje. Është një peshë e madhe mbi të dhe subjektin e tij. Do të shohim si do të reagojnë, ata janë shprehur se do të bëjnë koalicion me partitë proserbe. Ky është rezultat i shumë politikave të deritanishme. Kisha ortodokse serbe ishte shumë aktive në këto zgjedhje.Krypeshkopi ka votuar për të parën herë në demokraci dhe kjo ka nxitur daljen e madhe ku mandati ishte mbi 5 mijë vota, më herët ka qenë 20% më i ulët.

Ndërkohë partitë shqiptare në këto zgjedhje garuan me dy lista duke mundësuar dy deputetë në Kuvendin malazez.Nëse vijohet me këtë trend ai është besimplotë se në zgjedhjet e ardhshme subjektet politike shqiptare mund të garojnë me një listë të vetme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kush-eshte-shqiptari-qe-ka-ne-dore-fatin-e-qeverise-malazeze-nimanbegu-tregon-vijen-kuqe-te-partive-shqiptare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended