Report TV - Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve

  • 5 years ago
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Ato i janë përgjigjur pyetjeve të kryetari të Komisionit Ulsi Manja dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit.

Pyetjet për tre kandidatet që u dominuan nga përfaqësuesit e opozitës në Komision, u përqendruan më shumë në nivelin e shkollimit të kandideteve, por edhe angazhimin apo jo në politikë, gjë të cilën e mohuan.

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe disktutimet mes antëtarëve të Komisionit. Ulsi Manja i ka tërhequr vëmendjen deputetit Ralf Gjoni për shkelje të etikës. 

Arta Vorpsi: Jo vetëm që puna ime ka qenë e lidhur me të drejtën kushtetuese por edhe jeta ime jashtë. Duke qenë se kam një përvojë të gjatë në Gjykatën Kushtetuese e njoh mirë këtë institucion dhe mendoj se kjo përvojë e gjatë dhe e lidhur ngushtë me drejtësinë kushtetuese është një motiv shumë i mirë për të dhënë kontribut më tej.

Ralf Gjoni: A jeni pranuar ju në shkollën e Magjistraturës?

Arta Vorpsi: Nuk kam konkurruar për t'u pranuar, testi ka qenë për vlerësim kalimtar. Testi duke qenë se kjo shkollë nuk ka disa lloje testesh, vetëm një test, të gjithë këshilltarët iu nënshkruan këtij testimi për të na vlerësuar nëse ishim të aftë për të mbajtur vendin e punës.

Ralf Gjoni: Sa pikë keni marrë në testim dhe sa duhen për t'u pranuar në shkollën e Magjistraturës dhe a keni pasur ndonjëherë ndonjë angazhim direk apo indirekt me ndonjë grupim politik në Shqipëri.

Arta Vorpsi: 60 pikë të testit dhe njëjta gjë për testin profesiona. Unë kam marrë 57. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar me asnjë parti politike.

Recommended