Sinjali i RTV Ora News tani falas kudo në Shqipëri dhe në të gjithë botën
  • 4 years ago
Prej ditës sotme Ora News ekrani i parë për lajmin e fundit do të hyje në të gjitha shtëpitë tuaja pa nevojën e ndonje platforme apo aparati të veçantë.
Mjafton të keni një televizor në shtëpi dhe Ora News HD do të kthehet në ekranin që do t?ju shoqërojë në mënyrë të pandashme me lajmin e fundit, emisionet e përnatshme me analiza, investigime, intervista ekskluzive që nuk i gjeni në ekrane të tjera.
Është shumë e thjeshtë mënyra për t?u bërë ndjekës fanatik të ekranit Ora News me investimet teknologjike dhe burime njerëzore që synojnë profesionalizëm, paanshmëri dhe standarde televizive.
Ky informacion ju ndihmon të merrni falas përmes një kërkimi të thjeshtë sinjalin e Ora News në televizorin tuaj.
Televizioni Ora News i vetmi televizion informativ në Shqipëri që vjen tek ju pa pagesë në gjithë territorin e vendit përmes paltformës dixhitale vetëm një kërkim automatik në televizorin tuaj smart. Ndiqni hapat e mëposhtëm
1-Shtypni në telekomandën tuaj butonin MENU
2-Bëni një kërkim automatik të kanaleve.
3- Pas kërkimit automatik do ju shfaqet televizioni Ora News në kanalet e listuara falas.
Por jo vetëm kaq Ora News do shfaqet falas në gjithë botën në platformën satelitore
EUTELSAT W2
FREKUENCA
11427 Mhz
Polarizimi Vertikal
Simbol Rate 27500
Ora News pa pagesë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Me Ju dhe vetëm për Ju.
Recommended