Ora News - “New Literature Festival”, shkrimtarët e rinj bëhen bashkë në një festival
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Letërsia e re shqipe do të jetë në fokus të ?New Literature Festival? i cili do të hapë për herë të parë siparin nga data 29-30 tetor në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. Personazhe të jetës letrare pas viteve 90-të, dhe emra të njohur të letërsisë shqipe do të jenë bashkë në një komunikim që kërkon të nxjerrë në pah prirjet e sotme të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Festivali është konceptuar në formën e një dialogu ku gjithnjë në fokus është një autor i ri. Por duke e parë letërsinë si një proces, pjesë e dialogut nuk do të jenë vetëm të rinjtë por dhe emra të konfirmuar në fushën e letrave si Ardian Vehbiu, Visar Zhiti, Blendi Fevziu dhe Bashkim Hoxha.

Festivali do të nisë me një tryezë diskutimi që do të bëjë bashkë botues, studiues të letërsisë, autorë të rinj mbi sfidat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Më pas, Ardian Vehbiu do të vijë në një dialog mbi librin ?Gjuha e thyer, gjuha qe thyen? dhe prozën e re shqipe.

Brajan Sukaj fitues i Çmimit të madh të Panairit 2018 me romanin ?Ciklopi?, do të vijë në bisedë me Visar Zhitin.

Dita e dytë e festivalit do të hapet me një aktivitet kushtuar shkrimtarit Enkelejd Lamaj. Prej vitesh ai eksploron gjininë e thrillerit shumë pak e studiuar nga letrat shqipe. Lamaj është autor i librave ?Ajo e errëta?, ?Vendi diku midis?, ?Libri i bardhë?, ?Fytyra tjetër e natës?. Fituesi i edicionit të 5 të çmimit Kadare, Loer Kume, do të vijë në një diskutim mbi letërsinë e re shqipe dhe letërsinë që ai shkruan.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/new-literature-festival-shkrimtaret-e-rinj-behen-bashke-ne-nje-festival

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended