Ora News - Momenti i arrestimit të banorëve në Shkozë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Prishja e dy banesave në zonën e Shkozës ka sjellë tension që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar në polici. Një prej banorëve thotë se shtëpia e tij është diferencuar nga legalizimi.

"Katër shtëpia janë të legalizuara, shtëpia ime është në mes e palegalizuar. Unë jam në gjyq dhe duhet të presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të më prishin banesën pa dëmshpërblim. Kanë ardhur 4 ditë resht që më kërkojnë të liroj shtëpinë".

Në mbrojtje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi. Sipas PD, kjo është një përpjekje e re e qeverisë për të prishur pa dëmshpërblim banesat e banorëve.

Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/unaza-e-re-nisin-prishjet-ne-zonen-e-shkozes-shoqerohen-2-banore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended