Ora News - Momenti i arrestimit të grupit të Met Kananit, trafikuan tonelata droge

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar si "baroni i drogës" policia e shtetit njoftoi sot shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga ai.

Në kuadër të operacionit "Precizioni" të nisur muaj më parë janë gjithsej 66 persona të arrestuar. Sot janë ekzekutuar 13 urdhërarreste ndërsa 5 të tjerë, përfshi dhe Met Kananin ndodhen në burgun e Turqisë tashmë të arrestuar.

Urdhërarrestet e sotme janë ekzekutuar në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. Ndërkohë disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Turqi ose në Maqedoni.

Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Drejtues i Larte Eduart Merkaj dha detajet e këtij operacioni në një konferencë për shtyp së bashku me prokuroren e Krimeve te Renda, Elizabeta Imeraj.

Bëhet fjalë për trafikimin drejt vendeve të BE-së tonelatave të tëra droge.

Eduart Merkaj: " Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi ? Greqi ? vendet e BE-së, si dhe Turqi ? Maqedoni ? Shqipëri ? vendet e BE-së."

Policia ekzekutoi vendimin Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ??Arrest me burg??, për 18 shtetas.

Te arrestuarit

1.Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

2.Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

3.Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

4.Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

5.Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

6.Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

7.Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

8.Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

9.Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

10.Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

11.Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

12.Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

13.Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

14.Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

15.Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

16.Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

17.Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

18.Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

U shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/goditet-grupi-i-trafikanteve-te-droges-disa-te-arrestuar

Recommended