Ora News - Arrestohet në Vlorë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të Met Kananit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 32 vjeçar u arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Preçizioni".

Në pranga përfundoi Besmir Lupi, i akuzuar nga policia si pjesëtarë i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

I riu është pjesëtar i grupit që kryente trafik të sasive të mëdha të drogës të drejtuar nga Met Kanani, i arrestuar kohë më parë në Turqi.

Ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal

Policia shqiptare bëri me dije se më 11 maj kishte kryer goditjen e një grupi që kishte kryer trafikun e sasive të mëdha të drogës drejt vendeve të BE-së. Në krye të grupit sipas policisë ishte Met Kanani, ndërsa janë arrestuar edhe 4 financuesit, 8 ndërmjetësuesit, transportuesit dhe magazinieri.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar "Precizioni" të nisur në shtator 2017, janë arrestuar gjithsej 66 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton drogë. Ndërsa në maj u ekzekutuan 13 urdhërarreste në Shqipëri.

Arrestimet u kryen në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Ndërkohë, disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Maqedoni dhe në Turqi ku është i arrestuar dhe Met Kanani muaj më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-ne-vlore-nje-tjeter-pjesetar-i-grupit-kriminal-te-met-kananit

Recommended