Momenti i arrestimit te reperit Stresi

  • 6 years ago
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. 31-vjeçari u arrestua ditën e djeshme në një hotel në Linzë të Tiranës. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur "arrest me burg" në mungesë. Stresi u kap në flagrancë në dhomën e hotelit, të cilit iu gjet një pistoletë 12 fishekë dhe një sasi e vogël kokaine.

Policia thotë se ai u arrestua në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" nga Task-Forca speciale, pasi është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë. Ky grup kriminal, thotë policia, ka tendencë në trafikun e drogës dhe të krimeve kundër personit. Megjithatë, ndaj Stresit është ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 20-vjeçaren me iniciale P.Ç. për moskallëzim krimi.

Recommended