Ora News - Paratë dalin jashtë bankave

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjatë muajit gusht të këtij viti paratë që qarkullojnë jashtë bankave kanë pësuar një boom. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë qarkulluar 288.3 mld lekë.Ky është një ndër nivelet më të larta të 10 viteve të fundit.

Edhe pse paraja është më e sigurtë në banka, shqiptarët preferojnë ti mbajnë gjithnjë e më shumë në banesa.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit gusht qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar ka prekur nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit.

Janë 288.3 miliardë lekë të cilat kanë qarkulluar në dorë në vendin tonë gjatë pikut të verës, kur në vitin 2010 jashtë institucioneve financiare u konstatuan 197 miliardë.

Ky është një shqetësim i cili është pranuar së fundmi edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila e konsideron këtë një problem.

Rritja e parave jashtë sistemit bankar ka ndodhur me ritme të shpejta gjatë këtij viti edhe pse qeveria ka nisur një aksion anti-informalitet si dhe ka gati një projekt për fiskalizimin ose faturat online, të cilat kanë në fokus rritjen e përdorimit të parave nëpërmejt kanaleve zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/parate-dalin-jashte-bankave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended