Politika shqiptare e përçarë në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanive, Ambasadori u kujton kushtet

  • 5 years ago
#rtvora

Edhe pse ishin në festë, në 30 vjetorin e përkujtimit të rënies së murit të Berlinit, krerët e politikës shqiptare reflektuan tensionin politik.

Kryeministri Edi Rama, shtrëngoi duart pothuajse me të gjithë të ftuarit në rezidencën e ambasadës gjermane, përveçse me presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Këta dy të fundit, u paraqitën miqësorë me njëri-tjetrin.

Ilir Meta, u zhvendos nga tavolina e tij dhe shtrëngoi duart edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarin e Përgjithshem të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Në shtëpinë e tij, ambasadori Zingraf , nuk nguroi ti kujtonte krerëve të politikës shqiptare kushtet e Gjermanisë për integrimin, pa e shmangur mbështetjen për këtë proces.

"Mbështetja jonë mund të jetë vetëm ndihmë, ndërkohë që përmirësimi kushteve të punës dhe jetesës duhet të vijë përfundimisht nga institucionet shqiptare. Qeveria federale dhe Bundestagu në Berlin i thanë po hapit të radhës së Shqipërisënë procesin e anëtarësimit në BE. Vazhdimi i reformave, sidomos në fushën e drejtësisë dhe administatën publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte për këtë".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/politika-shqiptare-e-percare-ne-30-vjetorin-e-bashkimit-te-gjermanive-ambasadori-u-kujton-kushtet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz