Ora News - Këshilla për aplikimet në Lotarinë Amerikane

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar disa udhëzime që duhen ndjekur për të plotësuar Lotarinë Amerikane. Aplikuesit duhet t?i drejtohen faqes zyrtare të programit të lotarisë dhe të tregohen të kujdesshme që pasaporta e tyre të jetë e vlefshme.

Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë jep disa udhëzime mbi plotësimin e aplikimit. Hapat që duhen ndjekur për të plotësuar regjistrimin për programin e vizave të Lotarisë, sipas departamentit të shtetit janë disa. Risia për këtë vit lidhet me mjetin e identifikimit, pasaportën, e cila duhet të jetë e vlefshme deri në përfundim të marrjes së përgjigjes për aplikimin.

Pasaporta e aplikuesit kryesor duhet të jetë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skadimit.

Sigurohuni të ruani numrin tuaj të konfirmimit që morët në fund të aplikimit tuaj dhe mos ia jepni askujt.

Aplikimit për lotarinë amerikane mbyllen më 5 nëntor në orën 18.00 dhe për të zbuluar nëse jeni fitues mund të kontrolloni nga data 5 maj 2020 në dvlottery.state.gov. Më pas udhëzimet sqarojnë se nëse jeni përzgjedhur fitues do të ndiqni hapat e mëtejshëm në Kontrollin e statusit të të regjistruarve, dhe aty individët e përzgjedhur marrin njoftim për datën e intervistës.

Ambasada e SHBA, këshillon të shmangen skemat mashtruese në internet, që përpiqen t?i çorientojnë aplikuesit, duke ju bërë të besoni se janë faqe interneti të qeverisë së SHBA. Aplikimi është i thjeshtë dhe falas në faqen zyrtare në internet dvlottery.state.gov.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/keshillat-aplikimet-ne-lotarine-amerikane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended