Ora News - Pajisjet mjekësore do të kontrollohen që në doganë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Tashmë çdo pajisje mjekësore do regjistrohet pa hyrë në treg.Ministrja e Shëndetësisë prezantoi ndryshimet në ligj që parashikojnë kontroll të paisjeve mjekësore që në doganë.Ndër të tjera Manastirliu premtoi më shumë rimbursime për pajisjet mjekësore.

Forcohet kontrolli për pajisjet mjekësore që hyjnë në Shqipëri.Ministrja e Shëndetësisë ka prezantuar draftin që parashikon regjistrimi të pajisjeve mjekësore që në doganë, duke mos i lejuar që të futen në treg pa u regjistruar.

Manastirliu: Ndryshe nga më parë kur pajisjet mjekësore regjistronin pasi kishin hyrë në treg, me ligjin e ri që ne propozojmë forcohen masat në kontrollin e tregut të pajisjeve mjekësore, duke kryer procesin e regjistrimit që në doganë. Do të monitorohet i gjithë zinxhiri, deri në daljen në treg, duke filluar nga pajisjet dentare të implantueshme e deri te pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë.Për herë të parë përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore, që nuk ekzistonte më parë. Gjithashti do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ministrja, Ogerta Manastirliu, theksoi se për herë të parë në ligj përcaktohet edhe rimbursimi i pajisjeve mjekësore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pajisjet-mjekesore-do-te-kontrollohen-qe-ne-dogane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended