Ora News - Çika: Të gjitha veprat e mëdha që u ndërtuan me punë skllavëruese të të përndjekurve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika i ftuar në studion e Ora News, thotë se qeveria përdor dy standarde për dëmshpërblimet. Sipas tij, shteti shqiptar nuk jep asgjë nga paratë e taksapaguesve për dëmshpërblimet e familjarëve.

Çika: Për 4 të vrarët e 21 janarit, të cilët vet qeveria aktuale i çoi për të djegur Kryeministrinë që të merrte pushtetin, u ka dhënë nga 400 milionë lekë për familje dhe i kanë marrë menjëherë në dorë. Pra shteti përdor dy standarde. Këta njerëz që shteti i mori në shtëpitë e tyre dhe i vrau dhe i pushkatoi, edhe këta familjarët i marrin.

Ka një ide që thuhet se këto lekë do të merren nga taksat dhe s'kemi pse t'ua japim. Po të ishte kështu, do të kishin shumë të drejtë. Por, çfarë ndodh? Këta gënjejnë. Sot shteti shqiptar mbahet nga punët skllavëruese që kanë bërë ish-të burgosurit. Aeroporti i Rinasit nxjerr 100 mln euro në vit. Është ndërtuar me punë skllavëruese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cika-te-gjitha-veprat-e-medha-qe-u-ndertuan-me-pune-skllaveruese-te-te-perndjekurve

Recommended